Etusivu » Shqip (albania) PAM është sindikata e punëtorëve të sektorit të shërbimeve në Finlandë Çdo punëtor në Finlandë ka të drejta – pavarësisht nga cili vend vjen. Nëse punoni në sektorin privat – në pastrim, shitjet me pakicë, logjistikë tregtare, restorante, hotele apo turizëm – atëherë PAM është sindikata juaj. Bashkohuni me PAM, për të qenë i mbrojtur në punën tuaj. Anëtarësohu në PAM tani (në anglisht) Çfarë bën PAM? ✅ PAM ofron mbështetje, këshilla dhe ndihmë ligjore për çështjet e punësimit Si anëtar i PAM, ju merrni këshilla dhe ndihmë nga ekspertët e PAM nëse keni pyetje për jetën profesionale ose mosmarrëveshje me punëdhënësin. ✅ PAM negocion rritje pagash dhe kushte të tjera të punësimit PAM negocion marrëveshje kolektive për sektorët e shërbimeve, me kushte më të mira se ato që përcakton ligji. Marrëveshjet kolektive përfshijnë pagën minimale, orarin e punës, pagesën për sëmundje, shpërblimin për pushime dhe shumë gjëra të tjera. Për shembull, falë marrëveshjeve kolektive të PAM, punëtorët marrin pagesë shtesë kur punojnë në mbrëmje dhe natën, si dhe dy ditë pushimi në javë. ✅PAM ofron siguri në rast papunësie Kur bashkoheni me PAM, bëheni gjithashtu anëtar i Fondit të Papunësisë së PAM. Nëse mbeteni pa punë dhe plotësoni kushtet, mund të merrni ndihmë papunësie të bazuar në të ardhurat. ✅ PAM organizon trajnime, aktivitete dhe mbështetje nga kolegët Ne ofrojmë klube pë mësimin e gjuhës, seminar për CV, aktivitete informuese dhe gjithçka tjetër për t’ju ndihmuar të ndiheni të sigurt dhe të informuar. Mund të takoheni me të tjerë, të mësoni për të drejtat tuaja dhe të zhvilloni aftësitë tuaja falas. Këtu bëhesh pjesë e rrjetit PAM (në anglisht) Sa është paga minimale në Finlandë? Në Finlandë nuk ka pagë minimale të përcaktuar me ligj. Në shumicën e sektorëve, pagat minimale përcaktohen në marrëveshje kolektive të negociuara mes sindikatave dhe shoqatave të punëdhënësve. Prandaj, sistemet e kompensimit dhe pagat minimale ndryshojnë nga sektori në sektor. Zakonisht pagat përbëhen nga paga bazë mujore ose pagesa për orë pune kompensimi i vështirësisë për orë pune, sikurse janë pagesat shtesë kur punon në mbrëmje, natën dhe jashtë orarit. Shiko pagat minimale në industrinë e hotelerisë dhe restoranteve (në anglisht) Shiko pagat minimale në sektorin e shërbimeve të pronës (në anglisht) Shiko pagat minimale në sektorin e tregtisë (në anglisht) Pyetjet që na bëhen më shpesh Çfarë është sindikata? Një sindikatë është një organizatë punëtorësh. Punëtorët bëhen bashkë në një sindikatë për të përmirësuar pagat, orarin e punës dhe kushtet e tjera të punës. Sindikatat negociojnë me punëdhënësit për të krijuar marrëveshje kolektive dhe sigurojnë që vendet e punës t’i respektojnë ato dhe të trajtojnë punëtorët me drejtësi. Sindikatat gjithashtu ofrojnë ndihmë ligjore, këshilla dhe trajnime për anëtarët e tyre. Në Finlandë, çdo punëtor ka të drejtë të anëtarësohet në një sindikatë. Kush mund të anëtarësohet në PAM? Ju mund të anëtarësoheni në PAM nëse punoni në sektorin privat të shërbimeve në Finlandë, si për shembull në: pastrim ose mirëmbajtje pronash shitje me pakicë, shitje me shumicë ose logjistikë tregtare hotele, restorante ose stacione shërbimi Gjithashtu mund të bashkoheni nëse jeni student në një profesion të sektorit të shërbimeve, jeni duke punuar si korrier a shpërndarës ushqimi ose jeni të vetëpunësuar. Lexoni rreth anëtarësimit në PAM (në anglisht)Lexoni rreth anëtarësimit për studentët (në anglisht)Lexoni rreth PAM për korrierët (në anglisht) Plotësoni formularin e anëtarësimit Nuk punoj në sektorin privat të shërbimeve. Cilën sindikatë duhet të zgjedh? Mund të kërkoni një sindikatë të përshtatshme sipas industrisë ose punëdhënësit në liitot.fi/en (në anglisht). Si të anëtarësohem në PAM? Mund të anëtarësoheni duke plotësuar formularin elektronik ose na telefononi në shërbimin telefonik për anëtarësimet, në numrin: +358 (0)30 100 630. Përveç të dhënave tuaja të kontaktit, duhet të plotësoni numrin tuaj të identifikimit finlandez dhe emrin zyrtar të kompanisë ku punoni. Lexoni më shumë mbi anëtarësimin në PAM në anglisht A mundet punëdhënësi të më paguajë më pak, sepse jam i huaj? Jo. Kombësia juaj nuk mund të përdoret për t’ju paguar më pak apo për t’ju ofruar kushte më të këqija. Diskriminimi është i ndaluar. Çfarë është një marrëveshje kolektive? Një marrëveshje kolektive është një kontratë mes një sindikate dhe punëdhënësve. Ajo përcakton standardet minimale për pagën, orarin e punës, pushimet dhe kushtet e tjera të punësimit. Marrëveshjet kolektive mund të negociohen për një kompani të caktuar ose për një sektor të tërë. Shumica e marrëveshjeve të PAM janë sektoriale dhe zbatohen për të gjitha kompanitë në atë sektor. Lista e marrëveshjeve kolektive të PAM (në anglisht) A mund të pranoj kushte më të këqija se ato në marrëveshjen kolektive? Jo. Mund të pranoni kushte më të mira – por kurrë më të këqija se minimumi i vendosur në marrëveshjen kolektive. Edhe nëse nënshkruani një marrëveshje me kushte më të këqija, ajo nuk është e vlefshme. Ju gjithmonë keni të drejtë për atë që përcakton ligji dhe marrëveshja kolektive. Jam pushuar nga puna. A mundet PAM të më ndihmojë? Po, nëse ju ishit anëtar i PAM para pushimit nga puna. Ja si i ndihmon PAM anëtarët e vet: Ka rregulla për mënyrën dhe arsyet pse mund të pushohen punëtorët. Ne ndihmojmë që të respektohen të drejtat e anëtarëve dhe ofrojmë mbështetje për organizimin e një takimi ku punëdhësi shpjegon arsyet e pushimit nga puna. Kontaktoni PAM nëse keni pyetje. Informacioni i kontaktit Si anëtar i PAM, jeni gjithashtu anëtar i Fondit të Papunësisë së Sindikatës së Bashkuar të Shërbimeve. Nëse mbeteni pa punë dhe plotësoni kushtet, fondi ju paguan ndihmë papunësie të bazuar në të ardhurat. Kjo ndihmë është më e ulët se paga, por zakonisht më e lartë se ndihma bazë që paguan qeveria. PAM gjithashtu ofron mbështetje personale për gjetjen e një pune apo mundësive për të ndjekur studimet. Përmes këshillimit, do të mund të identifikoni më mirë aftësitë tuaja dhe të merrni ndihmë në kërkimin e punës. Lexoni për më tepër në anglisht Të vini në Finlandë për të punuar – çfarë duhet të dini Punonjësit e rinj në sektorin e shërbimeve Informacion për marrëdhënien e punës – kontrata, orari i punës, pushimet, leja mjekësore dhe më shumë Këshillimi dhe ndihma juridike e PAM-it për anëtarët Anëtarësohu Duhet të anëtarësoheni në PAM, nëse punoni në sektorin privat të shërbimeve, për shembull si shitës, pastrues, kamerier, kuzhinier ose roje sigurie. Ne negociojmë kushtet, pagën, kompensimet dhe oraret e punës suaj dhe ju ndihmojmë nëse përballeni me probleme në punësimin tuaj. Lexoni më shumë dhe anëtarësohuni